Dimovski reagon ashpër për ligjin e gjuhëve

Published on 11-09-2017

Komisioni kuvendor për sistem politik sot filloi debat për Projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve. Siç sqaroi Valentina Shaurek, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë, qëllimi kryesor për sjelljen e ligjit është zbatimi konsekuent i amendamenteve kushtetuese për tekstin ligjor lidhur me përdorimin dhe zbatimin e gjuhëve që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetin e tij. Njëherësh rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve të tjera në të cilat flasin qytetarët e bashkësive të cilat janë me më pak se 20 për qind, potencoi Shaurek.

Gjatë debatit deputeti dhe koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski vlerësoi se Projekt – ligji është jokushtetues, gjegjësisht, siç tha, prej 25 neneve të propozuara, të paktën 20 janë jokushtetues. Sipas Dimovskit, me vendosjen e flamurit evropian në ligj shumica parlamentare dëshiron ta shkurtojë diskutimin për ligjin.

Debati në Komision do të vazhdojë pas pauzës të cilën Kiracovski e publikoi me kërkesë të Dimovskit për praninë në seancën plenare gjatë përcaktimit të rendit të ditës. Për replikë në debat prej Dimovskit është paraqitur deputeti Rexhail Ismaili nga BDI. Dritë jeshile për ligjin për përdorimin e gjuhëve, me lexim të parë, javën e kaluar dha Komisioni për Çështje Evropiane.

Enjoyed this video?
Ilija-Dimovski-Sobranie1
"No Thanks. Please Close This Box!"