Disa pjesë të Shkupit nesër pa energji elektrike

Published on 30-08-2017

Një pjesë e shfrytëzuesve në Komunën Qendër, Aerodrom dhe Saraj nesër do të mbeten pa energji elektrike, për shkak të aktiviteteve teknike.

Në periudhën prej 9 deri 13 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Bojanë, ndërsa prej 13:30 deri 15 energji nuk do të kenë shfrytëzuesit e fshatit Kopanicë në Komunën e Sarajit.

Nesër prej 8:30 deri 11:30 pa energji do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Tasino Çeshmine” në Komunën Qendër, ndërsa në periudhën prej 12 deri 15 pa energji do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Gavril Konstantinoviq” në Komunën Aerodrom.

Enjoyed this video?
MediaThumbnailHandler
"No Thanks. Please Close This Box!"