“Dorëzohet Trump”, ndryshon listën e shteteve me shumicë myslimane që do t’iu lejohet hyrja në SHBA

Published on 06-03-2017

trump-10-780x439-768x432

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të largojë Irakun nga lista e vendeve të cilat ishin paraparë që të gjendeshin në listën e vendeve të cilave do tu ndalohej udhëtimi për në SHBA.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se urdhëri i ri do të mbante ndalesën prej 90 ditëve për udhëtim në SHBA, për qytetarët e gjashtë vendeve me shumicë myslimane – Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Gjithsesi thuhet se Iraku është hequr nga “lista origjinale”, e publikuar më 27 janar.

Kjo për faktin se qeveria irakiane ka vendosur procedura të reja të “verifikimit dhe shpërndarjes së të dhënave”.

Gjithashtu kjo thuhet të ketë ardhur edhe për shkak të bashkëpunimit të këtij vendi me Shtetet e Bashkuara në luftë kundër militantëve të ISIS-it.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se urdhri i ri ekzekutiv, të cilin presidenti republikan pritet të nënshkruajë të hënën, gjithashtu siguron që dhjetëra mijëra banorë ligjorë të përhershëm në Shtetet e Bashkuara – ose mbajtësit e GreenCard – nga vendet e listuara nuk do të preken nga ndalimet e udhëtimit.

Enjoyed this video?
trump-10-780x439-768x432
"No Thanks. Please Close This Box!"