Drejtori i Agjencisë për Administratë zgjedhet pa prezencën e deputetëve të opozitëz

Published on 06-07-2017

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të seancës së gjashtë e ka zgjedhur Spase Gligorovin për drejtor të Agjencisë për Administratë. Gligorov është zgjedhur me 61 vota pro dhe një abstenim, pa praninë e deputetëve të opozitës.

Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike, Aleksandar Bajdevska dje theksoi se Gligorovi i plotëson të gjitha kushtet dhe se në mënyrë profesionale dhe përgjegjëse do t’i kryejë detyrimet punuese. Sipas deputetëve nga opozita, zgjedhja e Gligorovit është joligjore dhe me të, siç theksoi, konfirmohet se LSDM-ja kryen partizim të plotë të administratës.

Kuvendi e ka filluar debatin rreth Propozim vendimit për dhënie të pajtueshmërisë të akteve të përgjithshme të Avokatit të Popullit, të cilën e ka elaboruar ombudsmani Ixhet Memeti.

Në kontekst të kësaj theksoi se Ligji i ri për Avokatin e Popullit nuk i realizon në tërësi nevojat për pavarësi financiare në këtë institucion, as në të janë sendërtuar rekomandimet e Pribesë. Sipas kësaj, siç shtoi, është e domosdoshme të bëhen ndryshime dhe deputetët t’i mbështesin aktet e përgjithshme.

Memeti tha se në Raportin e Pribesë ka pasur disa rekomandime kyçe që do të mundësojnë përmirësim të punës së institucionit Avokati i Popullit, e të cilat nuk juanë futur me ndryshimet e fundit të ligjit.

Një nga rekomandimet kyçe ka qenë vendosja e dënimeve për ata që e pengojnë punën e Avokatit të Popullit, por edhe formimin e ad hok komisioneve anketuese për lëndë dhe raste që do t’i ngrite ky institucion.

Memeti shtoi se Maqedonia akoma nga aspekti formal-juridik nuk ka krijuar kushte që të ketë institucion nacional Avokati i Popullit, e cila do të punojë me kapacitet të plot për promovim dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Enjoyed this video?
kuvendi-mk-2-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"