Drita Abazi nga Kumanova befason gjermanët me talentin dhe përkushtimin e saj (FOTO)

Published on 25-07-2017

Drita Abazi, nga Kumanova (fshati Sllupçan), brenda një viti ka arritur të mësojë gjuhën gjermane dhe me rezultate të shkëlqyeshme ka arritur t’i kalojë lëndët mësimore dhe si rezultat i është dhënë mundësia që të regjistrohet në shkollën e mesme të mjekësisë.

Kjo ka qenë befasi e këndshme për familjarët por edhe gjermanët, sepse Drita Abazi deri para një viti nuk ka ditur asnjë fjalë në gjuhën gjermane.

Në ceremoninë e semimaturës, drejtori i shkollës gjatë aktit të shpërndarjes së diplomave Drita Abazit i është drejtuar me “mjekja Drita”. Drejtori i shkollës ka folur fjalë miradije për Dritën dhe familjen e saj, për sukseset … duke theksuar se Drita është fëmijë që vetëm mund të ëndërrohet.

Për Dritën, siç mund të shihni në foton e mëposhtme, kanë shkruar edhe mediat gjermane.

20292088_254349268396790_173774658_n

20348185_1788200014528629_1802473287_o

Enjoyed this video?
Drita Abazi
"No Thanks. Please Close This Box!"