“Duam pikë ndaj Islandës”

Published on 01-03-2017

auto_Bunjaki1111488286769

Albert Bunjaki thotë se Kosova është në ngritje, ndërsa tash i nevojitet kontinuiteti, pasi pak javë para eliminatoreve ekipit të tij i janë bashkuar 15 futbollistë të rinj, respektivisht 50 për qind e ekipit, shkruan sot gazeta Zëri.

Prandaj, trajneri i Përfaqësueses kërkon punë dhe durim, deri në komponimin si duhet të ekipit. Deri tash, ai i kishte në dispozicion plot 300 futbollistë, që nga viti 2009, por vetëm 15 prej tyre kanë mbetur që nga pranimi në UEFA e FIFA, pasi konkurrenca është shtuar.

“Kemi luajtur me Finlandën, Kroacinë, Ukrainën dhe Turqinë, kemi mbetur pa luajtur vetëm me Islandën. Unë e njoh këtë ekip pasi lojtarët e tij kryesisht kanë luajtur në ekipet skandinave. Ne jemi në rritje e sipër, këtë e kemi demonstruar në dy ndeshjet e fundit. Prandaj, befasitë gjithmonë janë të mundshme. Kërkohet karakter dhe përkushtim në lojë. Mund të nxjerrim pikë”, thotë Bunjaki. /Zëri/

Enjoyed this video?
auto_Bunjaki1111488286769
"No Thanks. Please Close This Box!"