Duhet dëgjuar bisedat e pergjuara për rastin “Monstra”

Published on 15-07-2017

Shqyrtimi i rastit të Sopotit nga PPS vjen si rezultat i faktit që ky rast ka qenë pjesë e përgjimeve dhe kjo gjë i jep të drejtë Prokurorisë Speciale të shqyrtojë këtë rast, thonë analistët.

Ndërkohë, sa i përket rastit “Monstra”, vlen e njëjta gjë, nëse PPS e kërkon lëndën çdo institucion i jurispodencës do të ketë detyrë ta dorëzojë atë, njofton TVM2, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas analistit, Bekim Kadriu, duhet të dëgjohen bisedat e përgjuara në mënyrë që të definohet kompetenca e PPS-së.

“Rreth 50% të bisedave i ka dëgjuar PPS, ndoshta biseda për “Monstrën” është në 50% tjetër që duhet t’i dëgjojë deri në përfundimin e mandatit 5 vjeçar, tani nuk e dimë, nuk mund ta paragjykojmë. PPS duhet të dëgjojë bisedat e përgjuara dhe të shihet për rastin “Monstra” nëse ka, ajo është definitivsiht në kompetencë të PPS-së”,- deklaroi analisti, Bekim Kadriu.

Ndërkohë, sipas analistit, Mersim Maksuti, PPS duhet të bëjë kërkesë deri te Prokuroria për krim të organizuar që të dorëzojë rastin “Monstra” për procesim të mëtejshëm.

“Prokuroria për krim të organizuar duhet t’ia dorëzojë rastin PPS-së që ajo të procesojë më tej me rastin “Monstra” dhe ta përfaqësojë lëndën pranë Gjyqit Suprem dhe kjo të vijë si rezultat bashkëpunimi mes institucioneve, PPS-së dhe Prokurorisë për krim të organizuar”,- u shpreh analisti, Mersim Maksuti.

Ndërkohë, kohë më parë prokurorja speciale, Janeva, tha se nuk ka mundur ta shqyrtojë rastin “Monstra”, sepse nuk ka pasur bashkëpunim me Prokurorinë Publike, por nga kjo Prokurori thonë se PPS-ja nuk e ka kërkuar këtë rast. (INA)

Enjoyed this video?
VVV-696x432
"No Thanks. Please Close This Box!"