DUI dhe ALEANCA e shkelën besë !

Published on 29-05-2017

Medai Shaholli

‘DUI’ dhe ‘Aleanca Për Shqiptarët’, e shkelën besën dhe fjalën e dhënë, para opinionit shqiptar, se nuk do hynin në qeveri pa Platformën Shqiptare, përkundrazi, ata duke u honepsur pas pushtetit, pranuan ofertën e kryeministrit Zaev, për ndarjen e kulaçit dhe posteve qeveritare. Kështu, ata groposën kërkesat dhe kushtet shqiptare të artikuluara më parë, në formë programi për qeverinë e koalicionit.

Tanimë ç’do gjë është e qartë se Platforma Shqiptare, ishte një kurth që u përdor si gur i fundit i domino,s nga ana e dy subjekteve politike shqiptare, duke përdorur pseudonacionalizmin e tyre, para shqiptarëve. Dyshja e re DUI-Aleanca për Shqiptarët, me këtë qëndrim shkelën angazhimet kombëtare para atyre partiake dhe karrieriste. Qëndrimi i drejtë i “xhonturqëve” të Besës, është për t’u përshndetur, si qëndrim parimor, duke u mbështetur te Platforma Shqiptare, pas së cilës duhej qëndruar i tërë spektri politik shqiptar. Por, me këtë veprim këto të dy subjekte politike, që sot e tutje do të përbëjnë kupolën e jashtëqitjes shqiptare, sepse u joshën nga ofertat ministrore duke u shmangur nga zotimet dhe premtimet që kishin bërë më parë.

Në fakt, ata mezi pritën ofertën për koalicion me LSDM-në, parim i njohur ky tashmë i integristëve të Ali Ahmetit kur vjen fjala për ndarje të kulaçit nuk mendohen dy herë, por që në fjalën e parë, e bëjnë për “hajr”. Në këtë mënyrë, pasi kurvëroi për 15 vjet me radhë me Car Nikollën, zuska DUI e kthehu pllakën, dhe tani e tutje do vazhdojë të nusërojë dhe të kurvëroj, për shefin e ri Zajko.

Si Grujo edhe Zajko, janë dy përfaqsues të bllokut sllavo-maqedonas, që nuk ndryshojnë nga qëndrimet e tyre për çështjen shqiptare dhe as që bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese ku shumë nga shqiptarët e painformuar shpreson në këto ndryshime. Ndryshimi është i mundur vetëm kur shqiptarët do të vendosin vet me vullnetin dhe dëshirën për të ardhmen e tyre, si të barabartë mes të barabartëve.

Pyetja që shtrohet sot është se, si ka mundësi që heroi i stisur z.Sela, që para tre javësh u trumbetua si i tillë në portalet satelite të tij, në fakt ishte viktimë e nacional-shovinizmit sllav, (që për fatin e tij të keq u godit nga bandat e harbuara të komitëve të Grujos) heq dorë nga e famshmja Platformë Shqiptare dhe pranon të hyjë në qeverinë e koalicionit të kryeministrit Zaev?!

Si mundet që heroi i stisur z.Zijadin Sela, pendohet për qëndrimet e mëparshme dhe pranon zgjidhjen qeveritare të kryeministrit Zaev për zgjidhjen e çështjes së gjuhës shqipe, sipas frymës së Marrëveshjes së Ohrit (MO), kur ajo tashmë është një kufomë e ngodhur? Kjo do të thotë kthim prapa në vitin e largët të 2001, ku shqiptarët do trajtohen si pakica të barabarta me evgjitët, vllehet, turqet etj.

Platforma Shqiptare ishte loja e bukur me kartën nacionaliste që luajti DUI dhe Aleanca. Me këtë vendim ,ata duan që edhe njëherë shqiptarëve t’ua shesin “sapunin për djathë”. Kjo është njollë e zezë në historinë më të re të shqiptarëve në FYROM, e cila mban vulën e subjekteve tona të papërgjegjshme dhe mashtuese si DUI dhe Aleanca Për Shqiptarët.

Enjoyed this video?
Medai Shaholli
"No Thanks. Please Close This Box!"