Duraku, nga e hëna filllon rregullimi i shtratit të lumit të Likovës

Published on 14-07-2017

Ju ftojmë në shënimin e fillimit të projektit për rregullimin e shtratit të Lumit të Likovës, të hënën më 17 korrik 2017, në ora 10:30 , në lagjen Sredorek në Kumanovë.

Deklarata për mediat do të japë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, kryetari i Komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Vinton dhe ambasadorja e Japonisë Keiko Haneda.

Me këtë projekt, që ka vlerë prej 800.000 euro dhe i finacuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, komuna e kumanovës, Qeveria e Japonisë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) sigurohet mbrojtje e menjëhershme dhe afat-gjate e shumë banorëve të cilët jetojnë në këtë pjesë të qytetit.

Enjoyed this video?
sadulla-duraku
"No Thanks. Please Close This Box!"