Durrës, Policia ‘peshkon’ 65 kg kanabis të hedhura në det

Published on 25-05-2017

Policia e Durrësit dhe Guardia Di Finanza kanë “peshkuar” 7 pako me kanabis në det, vetëm 5 milje larg bregut të detit në Kallm. Nuk dihet se kush i ka hedhur ato, por dyshohet se janë ‘mbetje” të trafikut të kanabisit që bëhet nga deti me gomone.

Policia e Shtetit njoftoi se më datë 24.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanza  Italiane, përballë Kallmit, në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit, në det janë konstatuar  dhe sekuestruar 7 pako, të dyshuara me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës,  ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 64.5 kg e futur në 7 pako.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës,  identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/ a të Kodit Penal.

18698188_1968869256732769_3215891076277229716_n1495699512 18582591_1968869216732773_6054543472982335453_n1495699513 18622102_1968869203399441_2043643983826239568_n1495699517

Enjoyed this video?
auto_18622238_1968869246732770_453324309020630803_n1495699516
"No Thanks. Please Close This Box!"