Dy këngëtaret shqiptaret ja si mbulohen nga dollarët (VIDEO)

Published on 04-10-2017

“Se me m’ra se duroj as baben” është kënga që ka bërë që dy këngëtaret Fatmira Breçani &
Aurela Gaçe, live në një dasëm shqiptare të mbulohen nga dollarët. Bëhet fjalë për dasëm në
Malësinë e Madhe, ndërsa familja e dasmorëve është nga Amerika. Atë natë siç shkruajnë në
rrjetet sociale dy këngëtaret kanë marrë mijëra dollarë, ashtu që kanë mbushur çantat duke
dalur nga dasma, mjaft të kënaqura, informon INA.

Fatmira Breçani është këngëtarja e muzikës folklorike dhe e pranishme së fundi në shumë
dasma, duke qenë e zënë edhe për vitin e ardhshëm, ndërsa gjatë verës ajo performon edhe
nëpër lokale në bregdetin shqiptar, sidomos në Durrës dhe Shëngjin.

Aurela Gaçe është këngëtarja e mirënjohur e muzikës së lehtë e cila së fundi pas kthimit nga
Amerika është active me hitet e saj. Aurela njihet si këngëtare e restoranteve në SHBA, duke
e pranishme në mbrëmje gazmore të organizuara nga komuniteti shqiptar, por edhe e
pranishme në shumë dasma në SHBA. (INA)

Enjoyed this video?
kengetaret
"No Thanks. Please Close This Box!"