Dy muaj pas kthimit në Shkup, Komandant Hoxha del prap në Tanushë (Foto)

Published on 01-12-2017

Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha ka dalë prap në Tanushë, disa muaj pasi u kthye në Shkup. Dalja e tij kësaj radhe është e përkohshme dhe ai po qëndron atje për të shijuar bukuritë e borës që ka mbuluar malet e Karadakut të Shkupit.

Shaqiri ka theksuar se kur kalon aty kohën, ndjenë një rehati dhe qetësi dhe shijon bukuritë që dhuron ky vendbanim i pasur malor. “Tanusha vendlindja e UÇK-së. Bjeshkët me borë të Karadakut kanë rehati, bukuri dhe qetësi”, ka shkruar Shaqiri. Ai së fundi është kthyer në Shkup, pas përmbylljes së një rasti që ngarkonte ate me një vepër të montuar penale. Xhezair Shaqiri megjithatë më shumë dëshiron që të kalojë kohën në këtë zonë malore sesa në Shkup. Ish-komandanti i UÇK-së së fundi ka pushuar nga aktivitetet politike dhe se në dy ciklet e fundit zgjedhore në Maqedoni nuk ka qenë i implikuar në asnjë parti politike.

hoxha 1

hoxha 2

Enjoyed this video?
hoxha-1
"No Thanks. Please Close This Box!"