Dy persona të armatosur godasin në qendër të Shkupit, policia jep alarmin

Published on 18-05-2017

Policia e Shkupit ka ndezur alarmin pasi dy persona të armatosur mbrëmë në rrugën “Spiro Crni” kanë kryer plaçkitje në bastoren “Sport Life”, shkruan Gazeta Lajm.

Sipas policisë, dy personat e panjohur kanë qenë të maskuar, kurse plaçkitjen e punëtorit në këtë bastore e kanë kryer nën kërcënim me revole. Edhe pse kanë plaçkitur vetëm 4.000 denarë, shkak për alarmin e policisë është fakti se dy eprsona të armatosur kanë depërtuar deri afër qendrës së qytetit. Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.

Enjoyed this video?
policia mk
"No Thanks. Please Close This Box!"