Dybala sfidon Barcelonën: Juve pa frikë, do ta mund Messin

Published on 10-04-2017

Dybala

Paulo Dybala “shënjestron” Barcelonën. Një ditë para sfidës çerekfinale të Champions-it, sulmuesi i Juventusit dërgon një mesazh për Blaugrana dhe patriotin e tij, Lionel Messi. Ai e bën këtë me anë të “Tuttosport”, duke i hedhur dorashkën e duelit “pleshtit”:

“Leo është një lojtar, që e admiroj shumë. Sidoqoftë, unë luaj për Juventusin, ai te Barcelona, ndaj dua të fitoj vetë. Para se të futemi në fushë gjithka është e barabartë. Do të bëj mos për ta mposhtur atë. Leo ka fituar shumë Champions, ndërsa për mua shpresoj që kësaj here të jetë e para.”

Ylli argjentinas i “Zonjës së Vjetër” siguron se të tijtë do të luajnë pa kurrfarë frike ndaj Barcelonës:

“Jo, ne nuk kemi frikë. Natyrisht, kemi respekt për kundërshtarin, sepse Barcelona është një ekip i madh, përbëhet nga lojtarë të mëdhenj, të cilët kanë fituar shumë. Jemi të vetëdijshëm se kjo është koha më e mirë për t’u përballur me katalanasit. Eshtë e vështirë për të na mundur kush në shtëpi, me tifozët tanë, që nuk mungojnë në asnjë ndeshje.

Përfshirë edhe miqësoret, stadium ynë është i tejmbushur. Kjo gjë do të na shtyjë drejt fitores.”Së fundi, lidhur me zërat e merkatos, që e lidhin Dybala me Barçën, vetë futbollisti në fjalë sqaroi: “Të ardhmen nuk e di askush. Ama, di me siguri se këtu te Juventusi janë shumë i lumtur. Njerëzit më duan, ashtu si shokët e ekipit dhe klubi. Po kaloj një moment të madh me bardhezinjtë dhe dua ta gëzojë sa më gjatë atë”./telesport.al

Enjoyed this video?
Dybala
"No Thanks. Please Close This Box!"