E ardhmja e Moratas në Premier Ligë?

Published on 30-04-2017

Moratas

Nuk do të ketë rikthim në Serinë A për Alvaro Moratën. Sipas asaj që shkruan e përditshmja angleze “The Sun” sulmuesi spanjoll tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij për të ardhmen.

Edhe pse përflitej për një rikthim të mundshëm të tij të Juventusi, sulmuesi aktual i Realit të Madridit me shumë gjasa do të transferohet te Chelsea në merkaton e verës. Morata pak ditë më parë shprehu dëshirën për të punuar me Antonio Conte, duke i hapur rrugë këtij kalimi.

Spanjolli ndihet i pavlerësuar nga drejtuesit e Realit që ende nuk i besojnë një vend titullar, por e shohin si alternativë në rastet kur mungon Benzema. Tani pritet të shihet të çfarë do të ndodhë në merkato por sipas gjasave Morata do të kalojë në Premier Ligë.

Enjoyed this video?
Moratas
"No Thanks. Please Close This Box!"