E lë vetëm në skenë…përgjigjia e Besës për Elinel është epike!

Published on 21-05-2017

I pushtuar nga emocionet në skenën e “The Voice”, Elinel ndërpreu performancën e tij në finalen e spektaklit të premten.

Ndonëse ishte presioni i tepërt ai që e shtyu të linte mikrofonin dhe të linte në mes duetin me Besën, Elinel nuk e përjetoi mirë. Në një postim në Instagram të shtunën, Elineli u kërkoi falje të gjithëve e veçanërisht Besës, që thotë se nuk i duket vetja i denjë për të ndarë skenën bashkë.

“Të gjithë juve që ju zhgënjeva, ju kërkoj ndjesën më të sinqertë, më së shumti Besës të cilën e braktisa në skenë në atë mënyrë. Për një moment nuk m’u duk vetja aq i denjë ta ndaja skenën me të. Është e vërtetë që supozohet të jem unë ai që dhuron emocione, mirëpo në këtë rast ndodhi e kundërta; ishin ato që më pushtuan mua.”

Besa reagoi përmes një komenti në këtë postim. Trajnerja e “The Voice” jo vetëm nuk e dënon, por shpreh mbështetjen më të madhe për bashkëpunëtorin e saj në të mirë e në të keq.

“Ndonjëherë ndodhin gjëra të këqija, por ne duhet t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit.”, shkruan ajo.

Besa dhe Elinel prezantuan në skenën e “The Voice” këngën e tyre të re, “Mos m’le me ra”, e cila tashmë është publikuar edhe me një videoklip./Revista Anabel/

Enjoyed this video?
be_1495376760-4817405
"No Thanks. Please Close This Box!"