E pabesueshme: iPhone i shpëtoi jetën një gruaje në sulmin në Las Vegas

Published on 04-10-2017

Një iPhone i shpëtoi jetën e një gruaje gjatë të shtënave të tmerrshme në Las Vegas natën e së dielës.

Gruaja e cila nuk dëshiron të identifikohet publikisht gjatë sulmit ishte larguar me shpejtësi drejt një taksie për tu larguar nga vendngjarja.

Shoferi i taksisë u shpreh se ajo i kishte treguar atij telefonin e dëmtuar nga një plumb në pjesën e prapme të tij.

Në foto shihet iphone i shkatërruar plotësisht dhe është ende e paqartë se si gruaja po e mbante telefonin e saj në momentin kur u godit.

Sulmi i tmerrshëm la 59 të vdekur dhe 527 të plagosur./Albeu

  

Enjoyed this video?
i_1507104070-3509505
"No Thanks. Please Close This Box!"