E përditshmja irlandeze: Mafia shqiptare kontrollon tregun e drogës me vlerë 1 milion euro

Published on 31-05-2017

E përditshmja irlandeze Herald.ie në një shkrim të sajin flet për sasitë e mëdha të kanabisit që tregtohet nga mafia shqiptare. Sipas saj, vlera e sasisë së drogës së kapur ditët e fundit kap vlerën e 1 milion eurove. Gjithashtu e përditshmja shprehet se shqiptarët janë duke e dominuar tregun dhe po heqin konkurrencën me çmimet e tyre. Në shkrim thuhet se mafia shqiptare atje është një ndër më të frikshmet në Europë dhe në të ka ish ushtarë që kanë akoma lidhje me policinë në Shqipëri.

 

Shkrimi i Plotë:

Garda speciale po kryen një sërë operacionesh të fshehta kundër anëtarëve të mafias shqiptare që veprojnë këtu – duke e çuar në gati 1 milion euro sasinë e barit të kanabisit që u konfiskua në ditët e fundit. Një hetim i veçantë “Herald” ka zbuluar se gangsterët shqiptarë kanë pastruar paratë përmes cigareve dhe bizneseve të autolarjeve të makinave në gjithë Dublinin.

Në bastisjen e fundit në zonën e Parkut Westbrook të Balbriggan, në veri të Dublinit, oficerët e armatosur në një sulm të befasishëm, pak ditë pasi kishin konfiskuar 360,000 euro sasi kanabisi në të njëjtin vend, zbuluan sasi të mëdha përpos dy sulme të mëparshme. Dëbimi ndaj kriminelëve shqiptarë është i udhëhequr nga Inteligjenca dhe po organizohet nga Garda Elitë e Drogës si dhe Byroja e Krimit të Organizuar.

Tani gangsterët po e shesin një kilogram vaj kanabisi për tregtarët e drogës për rreth 3,000 – 5,000 euro më lirë se shitësit e tjerë. Sipas një vlerësimi të Gardës, vlera në tregun e rrugës të kësaj sasie droge mund të jetë 20,000 euro, gjë që varet nga pastërtia.

“Ata janë duke i shkurtuar të gjithë”, – tha një burim natën e kaluar. “Ata në fakt pretendojnë të jenë shtetas italianë. Po pastrojnë paratë e tyre me anë të cigareve dhe makinave. Drogën që po shesin në të vërtetë janë duke u rritur në vendin e tyre dhe duke u futur këtu me paketime me vakum dhe të gatshme për ta shitur”.

Bima e lirë e kanabisit ka çuar në një rritje të tensionet mes gangsterëve në rrugët tona, pasi kriminelët irlandezë mendojnë se ato janë duke u “hequr nga puna”.

Ndihma

Dyshohet se disa kriminelë po ndihmojnë Gardën me hetimet e tyre në lidhje me turmën që po përpiqet për t’i larguar ata nga biznesi. Mafia shqiptare është një nga organizatat më të frikshme të krimit në Evropë. Shumë nga ushtarët e saj janë shumë profesionalë, me disa ish-rekrutë ushtarakë nga ushtritë shqiptare, kosovare ose ruse. Një numër prej tyre kanë kontakte me policinë në Shqipëri dhe kanë mësuar për teknikat e hetimit të Gardës. Vitin e kaluar, rezultoi se gangsterët shqiptare ishin përfshirë në kontrabandimin e pijeve të paligjshme si dhe të trafikimit të njerëzve./ Përktheu Lapsi.al/Telegrafi/

Enjoyed this video?
garda-jacket-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"