Edhe Basha në spital, shkak pluhuri misterioz? Anulohen takimet në Lushnje e Fier

Published on 28-05-2017

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka anuluar takimet e parashikuara për ditën e sotme në Roskovec dhe Divjakë, për shkak të prekjes nga dukuria e mistershme e lotimit të syve.

Kreu i PD-së e ka kaluar natën në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore, pasi është larguar nga bulevardi, ku PD fushatën elektorale.

Edhe Basha ashtu si dhe disa qytetarë të tjerë që kanë qenë të pranishëm në hapjen e fushatës elektorale, janë prekur nga një simptomë e çuditshme e cila deri tani ka mbetur mister, se nga çfarë mund të jetë shkaktuar kjo simptomë e social shoqërohet me lotim, skuqje dhe ënjtje të syve.

Ndërkohë që policia ka rrethuar bulevardin dhe po heton këtë ngjarje.

Enjoyed this video?
auto_screenshot_7_34_472741495961312
"No Thanks. Please Close This Box!"