Edhe Lazio e interesuar për Alioskin

Published on 13-06-2017

Edhe Lazio e interesuar për Alioskin

Lazio është e interesuar seriozisht për shërbimet e reprezentuesit Ezgjan Alioski.

Gazeta zvicerane Blick.ch ka publkuar se skuadra italiane e dëshiron Alioskin. Mirëpo, sipas gazetës në fjalë, Lugano ka edhe katër-pesë oferta në tryezë nga klube gjermane si: Schalke, Hertha Berlin, Bayer Leverkusen dhe Eintracht Frankfurt. Më herët ishin përmendur edhe emrat e skuadrave si Stuttgart, Leicester. Edhe YB e do, por aty me siguri nuk do të shkojë.

Alioski ka shënuar 16 gola për Lluganon dhe ka pasur 14 asiste, kurse me skuadrën e tij është plasuar në Ligën e Europës.

Të dielën, Alioski me Maqedoninë luajti kundër Spanjës, duke humbur në shtëpi 1:2, në ndeshjen eliminatore të kupës së Botës. /lajm

Enjoyed this video?
Edhe Lazio e interesuar për Alioskin
"No Thanks. Please Close This Box!"