Edhe në Parlamentin e Ukrainës hidhet granatë tymi

Published on 06-10-2017

Debati në parlamentin ukrainas për legjislacionin, që adreson konfliktin në lindje të vendit, ishte ndërprerë nga përleshjet dhe një granatë tymi që ishte hedhur në auditorium.

Pavarësisht pengesave, ligjvënësit kanë aprovuar paraprakisht dy projektligje të paraqitura nga presidenti, Petro Poroshenko, qeveria e të cilit po lufton separatistët e mbështetur nga Rusia, në luftën që ka vrarë më shumë se 10.000 veta në Ukrainën lindore.Një nga projektligjet përcakton hapat për të rikthyer sovranitetin e Ukrainës në Donetsk dhe Luhansk në kufi me Rusinë, ndërsa tjetri ka të bëjë me përpjekjet për të krijuar “kushtet e nevojshme për rregullimin e paqes”.

Disa minuta pas votimit, Yuriy Levchenko, nacionalisti nga partia Svoboda, ka hedhur një granatë tymi, duke thënë se ai e bëri këtë për “të protestuar këtë lëvizje jokushtetuese”.

Enjoyed this video?
9282BEA1-F5B0-44CE-8011-43022163F3E4
"No Thanks. Please Close This Box!"