Edhe pas 1 muajve, Grujovski dhe Boshkovski ende në arrati – Lajm TV

Edhe pas 1 muajve, Grujovski dhe Boshkovski ende në arrati

Published on 26-08-2017

Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, dy të akuzuarit nga SPS për rastet “Shënjestra” dhe “Fortesa”, tani më një muaj, në vend se të jenë burgun hetmior “Shkupi”, ata janë në arrati, përcjell Telegrafi Maqedoni. Më 26 korrik, pasi që policia nuk arriti t’i gjejë dhe t’i marrë në paraburgim, u lëshua fletë arrest ndërkombëtar që vazhdon të jetë aktiv dhe për këtë çështje nga MPB thanë se “po punohet në rastin”.

Për ish drejtorin e Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevski dhe për Nikolla Boshkovski, i punësuar në DSK, Gjykata Supreme e vërtetoi vendimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilës ju caktohet masë paraburgimi. Në rast se vërehen nga qytetarët, pritet të informojnë në stacionin më të afërm policor ose të denoncojnë në linjën telefonike 192.

Policia i kërkoi fillimisht në adresat e tyre të banimit, si dhe në shumë lokacione në Shkup, Veles dhe Ohër, për ku ishin marrë informatat operative se ata mund të strehohen, por nuk arritën t’i gjejnë. Paraprakisht, Grujevskit dhe Boshkovskit ju ishin konfiskuar dokumentet e udhëtimit dhe nëse janë arratisur nga shteti, është bërë në mënyrë ilegale. Masën e paraburgimit për të akuzuarit, Gjykata e Apelit e shqiptoi më 18 korrik, por kjo masë nuk u ekzekutua menjëherë, pasi që atyre ju dha mundësia për ankesë në Gjykatën Supreme gjë që shtyu paraburgimin e të akuzuarve.Edhe pas 1 muajve,

Enjoyed this video?
goran
"No Thanks. Please Close This Box!"