Edhe politikanë maqedonas të përfshirë në rastin “Kumanova”?

Published on 20-02-2017

Mirka-Velinovska-780x439-768x432

Populli maqedonas për herë të parë ka mbështetje nga administrata e re amerikane, nuk ka ndërhyrje të jashtme, tha gazetarja Mirka Velinkovska gjatë emisionit “Në qendër” të Vasko Eftov.

Në pyetjen se a janë të kapur politikanë maqedonas në kuadër të procesit “Lagjia e Trimave”, ajo është përgjigjur se në mesin e tyre është edhe Stojan Andov. ­Stojan Andov është i kapur, një javë para se të ndodhë Lagjia e Trimave, në maj, ai ve;se më ka qenë në komunikim me këta dy Burger dhe Stoner. Kështu që, Andov është i njohur për këtë edhe që nga koha e Van Der Stulit, i cili erdhi atëherë në “Puls” dhe na njoftoi se personi është i turbullt. Ai është si dhelpër, shpëton, ka thënë Velinkovska.

Ajo ka shtuar se Trump në asnjë mënyrë nuk do të këmbëngul për ndryshim të emrit. Këtë pyetje harrojeni, nuk do të merret me këtë, ai e di se një gjë e tillë është e pahijshme. Lobimi është ngrirë e kjo do të thotë se edhe lobi grek është ngrirë.

Enjoyed this video?
Mirka-Velinovska-780x439-768x432
"No Thanks. Please Close This Box!"