Edhe qeverinë e kryesuar nga Z. Zaev do ta kemë nën thjerzën e kritikës !

Published on 01-06-2017

QENAN ALIU

Maqedonia me qeveri të re. Por a do të jetë me qeverisje të re rrformatore pritet të shihet. Ngërçi i shkaktuar politik kësaj qeverie njëqindë ditë ia çoi huq. Vendin e presin reforma të thella si dhe ballafaqim me sfida politike të natyrave të ndryshme, si lokale, regjionale dhe globale gjeo-politike. Zoran Zaev dhe kabineti i tij mbase nuk do ta ketë edhe të lehtë.Po trashigojnë gjendje të rëndë të vendit në shumë dimensione me ;- ekonomi të dobët,tenson politik, përplasje etnike dhe interetnike , borxh publik të jashtëm dhe jolikuiditet të brendshëm gallopant, shkallë të lartëtë varfërisë dhe mbi të gjitha vendin me popull të stresuar dhe skajshmërisht të lodhur nga kriza e stërzgjatur politike . Nëse pushteti gjyqësorë nuk zbaton drejtësinë lidhur me aferat e shpërfaqura për pandehjen për shpërdorime qiellore me pushtetin një deceniësh për fajësi apo pafajësi, atëherë nuk do të ketë mundësi të kthehet besimi tek gjyqësori dhe institucionet tjera publike të vendit nga ana e qytetarëve . Qeverisë së re i takonë kohë e mjaftueshme për skenimin e gjendjes, për të cilën do të duhet ta njoftojë opinionin. Unë edhe qeverinë e kryesuar nga Zoran Zaev do ta mbajë nën thjerzën e kritikës ,për të gjitha ata që eventualisht nuk do të jenë konform premtimeve dhe në kundërshtim me parimet universale për qeverisje trantsparente dhe llogaridhënëse !

Enjoyed this video?
qenan
"No Thanks. Please Close This Box!"