Ejupi dhe Grezda mposhtën PSV-në në Eindhoven! (VIDEO)

Published on 28-07-2017

Ejupi dhe Grezda mposhtën PSV-në në Eindhoven! (VIDEO)

Skuadra kroate e Osijekut, për të cilën luajnë edhe dyshja shqiptare, Muzafer Ejupi dhe Erol Grezda, kanë përgatitur befasinë më të madhe në ndeshjet e djeshme të para të turit të tretë, duke mundur gjigantin holandez PSV në Eindhoven me rezultat 0-1.

Golin  e fitores e shënoi Barishic nga penalltia në pjesën e dytë. Mediat kroate raportojnë se kjo është fitorja më e madhe dhe historike për Osijekun në Europë dhe meritorë për këtë triumf janë dyshja shqiptare Ejupi dhe Grezda.

Këta të fundit kanë pasur edhe nga një mundësi shumë të mirë për gol, por portieri i skuadrës holandeze nuk ka lejuar të mposhtet më shumë se njëherë.

Tifozët e skuadrës kroate kanë paralajmëruar pritje spektakolare për lojtarët e tyre, pasi e meritojnë një gjë të tillë. Pas një jave do të luhet ndeshja e kthimit në Osijek./lajm

 

Enjoyed this video?
Ejupi dhe Grezda mposhtën PSV-në në Eindhoven! (VIDEO)
"No Thanks. Please Close This Box!"