Ekskluzive: Gazeta Lajm gjen rezultatet origjinale të referendumit për Iliridën (Video)19:42

  • 825 views
Published on 13-04-2017

Gazeta Lajm vazhdon t’i kushtojë vëmendje 25 vjetorit të harruar të mbajtjes së referendumit për Autonominë e Iliridës. Shqiptarëve të Maqedonisë u përsëritet historia në kontekst negativ, për shkak se i harrojnë datat e tyre pozitive.

Për këtë arsye, në vazhdën e kërkimeve të detajeve që kanë të bëjnë me Referendumin për Iliridën, Lajm ka arritur të sigurojë rezultatet origjinale të referendumit.

Dorëshkrimet i posedon ish ministri i financave Xhevdet Hajredini, i cili i ka shkruar vetë me dorë para se të shkruhen me kompjuter. Hajredini ka qenë kryetar i Komisionit zgjedhor që realizoi këtë referendum në vitin 1992, e që nuk pranohej nga autoritetet zyrtare maqedonase. Lajm.Tv ka zhvilluar një intervistë me z. Hajredini lidhur me rrethanat në të cilat u realizua ky referendum dhe peshën që ai pati.

“Referendumi pati efektin e tij sepse ata që nuk e dinin se ka shqiptarë në Maqedoni e kuptuan se këtu ka shqiptarë, kurse ata që e dinin se ka por mendonin se jetojmë mirë, e kuptuan se nuk jetojmë mirë”, thotë Hajredini në intervistën e tij për Lajm.TV. Rezultatet tregojnë se në referendum kanë votuar rreth 90 për qind e shqiptarëve me të drejtë votimi në atë kohë, prej të cilëve mbi 99 për qind kanë votuar “pro”./LajmTV/

 

Enjoyed this video?
14.Xhevdet
"No Thanks. Please Close This Box!"