Ekskluzive/ Kasami: Teutë, dorëzohu! Tetova mbështet Aleancën me BESË

Published on 23-10-2017

Ka mjaftuar një dalje publike e kandidatit të Lëvizjes BESA për komunën e Tetovës, Bilall Kasami dhe Adnan Nezirit i cili ishte kandidat i Aleancës për Shqiptarët që të zgjojë interesim të jashtëzakonshëm tek popullata në Tetovë.

Atyre iu është bashkuar numër i madh i qytetarëve të cilët e kanë pritur jashtëzakonisht mirë marrëveshjen e Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarë për përkrahjen e njëra tjerës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Me këtë rast, për portalin Sakte.net, kandidati i Lëvizjes BESA, njëkohësisht kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami ka deklaruar se tashmë është e qarë se bashkëpunimi i BESËS dhe Aleancës për Shqiptarët është pritur jashtëzakonisht mirë.

“Në Tetovë shihet se qyetarët janë të entuziazmuar dhe është krijuar eufori e fitores. Urojmë që ky bashkëpunim me 29 tetor të rezultojë edhe me fitoren e cila do të jetë fitore e të gjithë qytetarëve. Ky nuk është vetëm koalicion i Lëizjes BESA dhe Aleancës, por koalicion i të gjithë shqiptarëve kundër të keqes”, ka deklaruar Kasami për portalin Sakte.net

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri ka deklaruar se ky është një koalicion i shumëpritur dhe se pret se do të realizohet me sukses.

“Ne do të jemi bashkë deri në fund të fushatës dhe do të realizojmë ndryshimin i cili është nevojë e domosdoshme. Me 29 tetor në Tetovë do të ndryshojë pushteti”, ka deklaruar Neziri.

Ai është shprehur se ka përzgjedhur të përkrah kandidatin Kasami ngaqë beson në profesionalizmin dhe sinqeritetin e tij për ta zhvilluar komunën e Tetovës.
“Është parti e re, është parti pa hipoteka. Bilall Kasami është person modest, i sinqertë, i drejtë dhe drejtësia është një gjë që duhet të kultivohet. Drejtësia më së miri kultivohet në institucione”, ka deklaruar Neziri i cili është shprehur i gatshëm për të ndihmuar qeverisjen e ardhshme komunale me kryetar Bilall Kasami.

I pyetur për porosinë që ka për kundërkandidaten nga radhët e LSDM – BDI, Teuta Arifin, Kasami ka thënë se do të ishte e ndershme nga ana e saj që të dorëzohet pasi që tetovarët janë përcaktuar tashmë për Aleancën me BESË.
Përndryshe, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Lëvizja BESA në 6 komuna do të garojë kundër koalicionit LSDM – BDI ndërsa në një komunë kundër PDSH’së, ndërsa Aleanca për Shqiptarët do të garojë në 5 komuna kundër koalicionit LSDM – BDI. Që të dyja këto subjekte politike tashmë kanë nënshkruar.

Enjoyed this video?
bilall-kasami-1-1
"No Thanks. Please Close This Box!"