Eksperti i sigurisë jep alarmin: Një armik i ri po troket në derën e Kosovës, ja plani i tij afatgjatë

Published on 04-09-2017

Eksperti i sigurisë Avni Islami, ka thënë se siguria nacionale në Kosovë, po rrezikohet nga faktorë të jashtëm e të brendshëm.

Sipas tij, për faktorët e jashtëm (ndikimin rus e serb), jemi të përgatitur në bashkëpunim me KFOR-in. Por, siç ka shkruar ai në një postim në Facebook, “një armik tjetër po troket në derë dhe është duke punuar në planin afatgjatë- Islami Politik, Vehabizmi”, përcjell Bota sot.

Islami ka theksuar se imamëve në Kosovë, duhet ndaluar me ligj që të mirren me politikë.
Image

Avni Islami

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Çdo ditë e më tepër Siguria nacionale e Kosovës po rrezikohet nga faktorët e jashtëm, po ashtu edhe nga ata të brenda vendit. Për armik të jashtëm, jemi të informuar dhe të përgaditur me forcat tona, së bashku me KFOR-in i cili garanton sigurinë tokësore e ajrore të Kosovës, por një armik që po troket në derë dhe është duke punuar në planin afatgjatë është Islami Politik – Vehabizmi, si dhe disa grupe të organizuara që janë duke punuar kundër interesave nacionale. Prandaj këta të fundit janë më të rrezikshëm se ISIS dhe shumë organizata të dyshimta që operojnë në Kosovë.

Imamëve duhet ndaluar me ligj që të mirren me politik, ata të cilët kanë prirje e vullnet për politik le të bashkohen në subjekte politike , por asesi të mos e shfrytëzoi pozitën e Imamit për politik dhe për qëllime të veta ose një grupi të caktuar./BS

Enjoyed this video?
auto_polkice1504512726
"No Thanks. Please Close This Box!"