Eksploziv banesës së ish-kreut të PS, si e punësoi Dako pas lirimit nga burgu

Published on 09-05-2017

Eksploziv banesës së ish-kreut të PS, si e punësoi Dako pas lirimit nga burgu

Për lirimin nga burgu të Fetah Metaj, banesës së të cilit iu vu eksploziv, kishte dhënë garanci Bashkia e Durrësit.

Ajo i kishte siguruar punësim, si pjesë e programit për punësimin vullnetar për të dënuarit.

Pjesë e listës së të burgosurve ishte edhe Lulzim Berisha.

I ftuar në “Dritare me Rudinën”, Vangjush Dako sqaroi në të kohë, se kishte detyrim ligjor që të lëshonte rekomandime të tilla.

“Është rutinë, në Bashki vijnë njerëzit dhe kërkojnë shkresa. Unë nuk e njoh personalisht, Lulzim Berishën, e njoh si gjithë qytetarët e Durrësit. Ai nëse vjen, do të punojë në ndërmarrjet komunale të ujësjellësit, pastrimit apo gjelbërimit. Kemi 36 të dënuar, që vetëm në 2016, punojnë në këtë ndërmarrje komunale. Por ai nuk ka ardhur ende. Për mua nuk është problem, kur nis një shkresë të tillë. Ligji më detyron mua t’i jap përgjigje çdo qytetari, qoftë edhe i dënuar se në kundërt i bie që ta diskriminoj. Por mund të them me siguri, që firma ime nuk e ka ndihmuar Lulzim Berishën të dalë nga burgu. Nuk ka vlerë kjo letër”, u shpreh Dako.

Vangjush Dako ka përmendur edhe emrin e Fetah Metaj, si pjesë e listës.

Ai rezulton ish-­kryetar i PS për lagjen nr. 15 në Durrës, i cili ka vuajtur dënimin për “pengmarrje” dhe “grabitje me dhunë”.

Mataj ka përfituar nga dënimi alternativ dhe ka kryer punë vullnetare duke u liruar nga burgu po këtë vit, bazuar te referenca që Bashkia e Durrësit i kishte paraqitur Gjykatës./dritare.net

Enjoyed this video?
Eksploziv banesës së ish-kreut të PS, si e punësoi Dako pas lirimit nga burgu
"No Thanks. Please Close This Box!"