Eminemi dhe Rita Ora konkurrentë për vendin e parë pas performancave në MTV EMA (Foto)

Published on 15-11-2017

Hip hop superylli, Eminem dhe superylli shqiptar, Rita Ora, janë duke konkurruar fuqishëm për vendin e parë në Official UK Charts.
Top lista zyrtare britanike e cila sjellë më të mirët e muzikës javë pas jave, këtë herë shfaqë në konkurrencë reperin dhe bukuroshen.

“Eminem dhe Rita sfidojnë Camila Cabellon për numrin 1 pas performancave në MTV EMA. Performuesit në MTV Ema kanë pasur impakt në top lista këtë javë”, shkruan në komunikatën e UK Official Charts.

Duket se paraqitja e jashtëzakonshme e Ritës ka bërë që ajo të luftojë për vendin e parë në këtë top listë bashkë me legjendën e gjallë të hip hopit.

Ndryshe, në vendet e para të kësaj top liste u radhit edhe Dua Lipa pas lansimit të hitit “Neë Rules”.

Rita Ora shkëlqeu në paraqitjen e saj në MTV EMA, ku performoi dy këngë të saj.

Ajo po ashtu ishte prezantuese në këtë spektakël, duke ndërruar plot 18 veshje.

Enjoyed this video?
GettyImages-187604132-e1510734030631-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"