Erdogan, ata që s’reagojnë për vrasjen e mysilmanëve në Myanmar, janë bashkëpjesëmarrës

Published on 02-09-2017

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar Myanmarin për gjenocid kundër myslimanëve. Reagimi ka ardhur pasi dhjetëra mijëra kanë ikur nga dhuna, e cila për 1 javë ka shkaktuar 400 viktima.

“Atje ka gjenocid. Ata që mbyllin sytë para tij e që vazhdimisht flasin me petkun demokracisë janë bashkëpjesëmarrës në të”, ka thënë Erdogan, transmeton AFP.

Mbi 2600 shtëpi janë djegur në veriperëndim të Myanmar gjatë javës që shkoi, ndërsa në pjesën ku jetojnë myslimanët rreth 58 mijë e 600 pjesëtarë të këtij komunitetit kanë ikur në Bangladesh, bëjnë të ditur përfaqësues të UNHCR në këtë shtet.

Zyrtarët e Myanmarit për djegien e shtëpive kanë fajësuar grupin islamik Arakan, ky i fundit ka marrë përgjegjësinë për koordinim të sulmeve në stacionet e sigurisë, transmeton Reuters

Enjoyed this video?
erdogan-1-620x330
"No Thanks. Please Close This Box!"