Erion Braçe i gjakosur, publikon foton në rrejtet sociale (FOTO)

Published on 26-05-2017

Deputetit i PS-së, Erion Brace e ka nisur ditën e sotme duke publikuar një foto në rrjetet sociale të dhunës të 26 majit të vitit 1996 ndaj opozitës së atëhershme.

Braçe shkruan që edhe pse kanë kaluar 26 vite, ende nuk janë dënuar autorët e atyre ngjarjeve.

Krimi ka mbetur ende pa u ndeshkuar, eshte aty, jo vetem si kujtim per mua-dita e pare e dhunshme ne politike, por edhe per cdo beratas, kucovar gjithashtu, nje shumice shqiptaresh-socialiste brenda tyre, te masakruar barbarisht nga policia, SHIK e banda paramilitaresh te armatosur si nepunes shteti-police tatimesh, police elektriku etj.

Kur degjoj sot cfare thuhet per zgjedhjet, vecanerisht keto qe do mbahen, ndjesite jane te ndryshme. Por skam si mos ulerij, kur degjoj kriminelin Sali Berisha te flase per vote qe devijohet per maturante qe shkojne te pushojne dy dite ne Sarande!

Kulmi eshte autori i zgjedhjeve te 26 majit, barbarise qe i pasoi ne seri-28 maj, tetor te po atij viti me zgjedhje farse, pastaj prej dhjetorit deri ne mars 97 kur masakroi nje popull te tere. Ne kemi hyre ne zgjedhjet e tij pa asgje, qe prej 26 majit ai i ka patur te gjitha-presidentin, qeverine, policine, Shik, prokurorine, gjykatat, me te gjitha keto na ka vjedhur e na ka vrare dhe pasi ka ndodhur kjo, perseri kemi hyre ne zgjedhje pa asgje dhe e kemi mundur!”, -shkruan Braçe.

Enjoyed this video?
erion-brace_1495784579-9994256
"No Thanks. Please Close This Box!"