Erion Veliaj marton live çiftin në Big Brother

Published on 28-05-2017

Për herë të parë në një reality show, një çift që janë njohur, janë dashuruar dhe janë martuar në Big Brother. Edhe pse kanë pasur kundërshtimin e familjarëve, Danieli dhe Fotinia kanë qenë të vendosur deri në fund dhe janë martuar në shtëpi.

Pjesë e këtij celebrimi ka qenë vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili, para se të shpallte burrë edhe grua Danielin dhe Fotininë, i përgëzoi ata për kurajën dhe u kërkoi që të jenë të vërtetë dhe prej vërteti edhe jashtë shtëpisë së Big Brother, transmeton Revistaclass.

Pjesë e kësaj ceremonie të veçantë u bënë të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother, të cilët e kanë përgëzuar çiftin.

Enjoyed this video?
626dbf39ecd4fa4ccad5191e2b06f5ff-480x310
"No Thanks. Please Close This Box!"