Erisi sfidon bukuroshët nga e mbare bota në Bullgari

Published on 23-07-2017

Pas fitores në Garën Nderkombëtare për talent dhe bukuri “Little Miss and Mister Galaxy 2016”, që u mbajt në Gjeorgji, duke rrëmbyer titullin e më të bukurit në këtë garë, Eris Durmishi, 12 vje?ar nga Mitrovica, ka pranuar zyrtarisht një ftesë për një garë tjetër ndërkombëtare “Little Miss and Mister World 2017”,që do të mbahet në qytetin Burgas të Bullgarisë.

Erisi, i vëmendshëm për sfidën e radhës që e pret në Bullgari, ka parnuar me kënaqësi ftesën për të përfaqësuar denjësisht Kosovën, në këtë garë ndërkombëtare të bukurisë. Këtë e kanë pohuar edhe prindërit e Erisit.

Buzëqeshja e embël e Erisit, bukuria dhe stili i veqantë i tij, gjatë paraqitjeve në sfilata të ndryshme në Gjeorgji, patën tërhequr vëmendjen e shumë mediave nga e gjithë bota.

Me sharmin e tij dhe paraqitjen dinjitoze, Erisi është i bindur se do t’i bëjë sërish krenar shqiptarët kudo që janë nëpër botë.

Eris Durmishi, është nxënës i klasës së tetënë shkollën e mesme të ulët “Musa Hoti” në Mitrovicë. Përveq nxënës i shkëlqyeshëm, Erisi është edhe asambleistë i rinisë në komunën e Mitrovicës.

“Little Miss and Mister World” do të mbahet nga data 01.08.2017 në qytetin Bourgas në Bullgari. Atje, Erisi do të përfaqësojë Kosovën me flamuj dhe simbole kombëtare dhe shtetërore.

Urojmë që Erisi, të përfaqësojë sa më denjësisht shtetin e Kosovës dhe të kthehet sërish me trofeun e garës “Little Mister World 2017”.

Enjoyed this video?
auto_Untitled-11500805234
"No Thanks. Please Close This Box!"