Europa përkulet para “Zonjës”: E pandalshme, është në finale

Published on 05-05-2017

Europa përkulet para “Zonjës”

Kjo Juventus ka çmendur Europën dhe ka frikësuar Real Madrid. Pas provës së forcës të treguar në “Stade Louis II”, me atë fitore 2-0 që duket si një hipotekë mbi finalen e Kardifit, bardhezinjtë kanë zënë faqet e para të gazetave kryesore sportive. Duke filluar, natyrisht, nga Franca.

“Një klasë diferencë”, ka qenë titulli i “L’Equipe”, që ka shkruar për diferencat teknike që janë parë mes dy skuadrave, ashtu si për diferencat e brezave, teksa në fotografinë e faqes së parë është shfaqur Mbappe dhe Buffon. “Juventus e pandalshme, Monaco ka rënë para një ekipi më të fortë”, ka shkruar përsëri “L’Equipe”.

“Të martën e ardhshme në Torino duhet të bëjnë një mrekulli për të përmbysur gjithçka”. “Ëndrra është shuar”, ka qenë titulli i “Le Parisien”, që nuk i ka dhënë shumë shanse për përmbysje skuadrës së Jardim pas humbjes 2-0 të pësuar në shtëpi. “Rezultat i pamëshishëm, por jo i padrejtë”, ka pranuar “France Football”. Ndërkohë, në Angli, “The Guardian” i shikon bardhezinjtë “me një këmbë në finale”. E njëjta gjë vlen edhe për Spanjës, me Real Madrid që pret të përballet me “Zonjën” në finalen e Kardifit.

Vëmendja është përqendruar kryesisht te ish-madrileni Gonzalo Higuain, i cili “ka shkatërruar Monaco e Mbappe” (shkruan “As”), ndërsa “Marca” i ka lënë takim argjentinasit në Uells: “Pipita, shihemi në Kardif”.

Enjoyed this video?
Europa përkulet para “Zonjës”
"No Thanks. Please Close This Box!"