Fatmir Limaj tregon emrat e deputetëve të Nismës

Published on 15-06-2017

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se partia që ai udhëheq, ka siguruar së paku 7 vende në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se këto rezultate janë deri me tash, por që siç thotë Limaj ky numër mund të rritet.

“Nga ajo qe dimë deri më tani janë 9 deputetë të Nismës. 7 janë të sigurt. Ndërsa janë në garë edhe dy të tjerët. Por, po e presim rezultatin përfundimtar”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.

Ai ka treguar me emra të gjithë anëtarët e Nismës që kanë marrë vota për t’u bërë deputetë.

“Bilall Sherifi, Haxhi Shala, Zafir Berisha, Albulena Balaj, Valdete Bajrami, Milaim Zeka dhe Enver Hoti”, ka thënë Limaj.

Enjoyed this video?
Fatmir Limaj LajmTV
"No Thanks. Please Close This Box!"