Fatmir Limani godet Ali Ahmetin dhe ministrat shqiptarë: S’po i jepni shtetësi shqiptarëve, por serbëve (Dokument)

Published on 29-06-2017

Njëri ndër më të afërmit e Ali Ahmetit dhe Fazli Veliut, Fatmir Limani kritikon ashpër ministrat e rij shqiptarë në Qeveri. Ai në postimin e tijë në Facebook shkruan:

“Ministrat shqiptarë në mbëledhjen e Qeverisë kan miratuar kërkesën e Aleksandar Obradoviqit për të marrë nënshtetësinë e këtijë vendi!!! Ndërkohë që shqiptarët e mjerë presin me dekada të marrin nënshtetësi !
Le të pyeten, për çfarë e përgatisin këtë njeri?!!!” – ka shkruar në profilin e tij Limani.
Ndryshe, Fatmir Limani deri më tani ka qenë zv.drejtor i kompanisë shtetërore për elektranat e Maqedonisë ELEM, dhe përderisa ka shijuar rrogën e majme ai është akuzuar se nuk është angazhuar për avansimin e shqiptarëve dhe interesave të tyre në këtë magnat. Ndërkohë që ELEM kishte të privilegjuarin e saj, kreun e partisë serbe në Maqedoni Dragisha Miletiq. Emri i Limanit nuk përmendet në kombinimet e zgjedhjeve kadrovike në mazhorancën e re.
shtetesi-servi

Enjoyed this video?
fatmir--696x695
"No Thanks. Please Close This Box!"