FC Shkupi prezantoi katër blerjet e reja, priten edhe dy-tre përforcime(VIDEO)

Published on 12-01-2018

FC Shkupi ka prezantuar blerjet e reja për fazën e dytë të kampionatit. Ata janë: Bllagoja Ljamcevski, Rron Broja, Stefan Vujcic dhe Blaze Ilijoski.
Ngjarja është zhvilluar në Marriot Hotel, ku kanë qenë të pranishëm edhe pronari i klubit, Shefket Demiri dhe nënkryetari i klubit, Omer Bunjaku.
Pronari Shefket Demiri tha se premtimet që i kishte dhënë ka filluar t’i realizojë:
“Kemi sjell përforcime cilësore, por sigurisht në të ardhmen do të sjellim edhe dy-tre emra të njohur, të cilët nuk do t’i zbulojmë. Një prej tyre do të jetë në mbrojtje. Këto përforcime besoj se të gjithë i njihni, pasi kanë treguar kualitetin e tyre dhe me ekipin e Shkupit mendoj se sërish do të bëhen kampion”, tha i buzëqeshur pronari i FC Shkupi, Shefket Demiri.

Nënkryetari Omer Bunjaku është një prej më të angazhuarve në këtë afat kalimtar të janarit për të sjell përforcme në skuadër. Ai është i kënaqur me prurjet e reja, ndërkohë që tregon se janë në bisedime edhe me disa futbollistë cilësor.

“Falënderoj pronarin tonë që atë që premtoi po e realizon. Gjithashtu që na ka dhënë dritë të gjelbër që në klub të sjellim lojtarë të cilët ne si kryesi i kemi ëndërruar. Pra, me kryesinë e re do ta kthejmë klubin aty ku e ka vendin. Kemi marrë përforcime të cilët pas tyre kanë fituar tituj, ndërsa jemi në bisedime edhe me disa të tjerë dhe shpresojmë se edhe ato bisedime do të përfundojnë me sukses”, tha nënkryetari Bunjaku.

Edhe katër prurjet e reja janë shprehur të kënaqur që janë pjesë e Shkupit. Ata kanë premtuar se do të arsyetojnë besimin e dhënë.

“Kam ardhur te Shkupi pasi i besova projektit të klubit, prandaj nuk më është dashur shumë për të më bindur. Premtoj se do të jap maksimumin për të arritur qëllimet tona të përbashkëta. Shpresoj se do t’ia kthejmë famën e vjetër që ka pasur. Mjekët më kanë thënë se do të jem gati për fillimin e sezonit pranveror”, tha Stefan Vujcic.
“Shkupi ka marrë përforcime për qëllime të mëdha. Besoj se në pranverë në terren do të tregojmë se Shkupi ka kapacitet që shumë shpejt të luftoj për titull”, u shpreh mbrojtësi Lamcevski.

“Për mua është nder që të jem pjesë e Shkupit, një klub me traditë dhe me shikues të zjarrtë. Premtoj se do të jap maksimumin që të arrijmë objektivat tona. Nuk e njoh kampionatin e Maqedonisë, por shpresoj se shpejtë do të ambientohem”, deklaroi Broja, kapiteni i U21 të Kosovës.

“Unë jam i gëzuar që jam pjesë e Shkupit. Unë premtoj se do të jap më të mirën për Shkupin. Me rëndësi është që si grup të kemi rezultate sa më të mira. Shpresoj që të shënoj sa më shumë gola”, theksoi Blazhe Ilijoski, i cili me Shkupin nënshkroi për 1 vit e gjysmë.
Ndryshe, skuadra e Shkupit po vijon me përgatitjet dimërore, ndërsa me 22 janar do të transferohen në Antalia të Turqisë për të zhvilluar fazën më të rëndësishme, ku kanë caktuar edhe disa ndeshje kontrolluese./lajm

Enjoyed this video?
Lojtaret e ri te FC Shkupi, 12.1.2018.Still010
"No Thanks. Please Close This Box!"