FC Shkupi, trajneri Ganiu dhe presidenti Ademi: E diela do të jetë festë futbolli, le të fitoj më i miri (Video)24:45

  • 752 views
Published on 29-10-2016

Shkupi dhe Shkëndija do të përballen sërish në një tjetër derbi shqiptar, por kësaj radhe në stadiumin e Çairit. Kjo ndeshje i takon javës së 12-t të kampionatit vendor, ndërsa do të luhet të dielën me fillim prej orës 13:30 minuta. Trajneri i Shkupit, Visar Ganiu dhe kryetari i klubit, Ejup Ademi presin rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e së dielës, ndonëse pohojnë se Shkëndija është favorite. Trajneri Ganiu thotë se do të përdorë pothuajse të njëjtën strategji të lojës edhe të dielën në Çair. Ndërsa presidenti Ademi në intervistën e tij deklaron se ndeshja Shkupi-Shkëndija do të jetë një festë futbolli, le të fitoj më i miri. Ai thekson se dyert e stadiumit të tyre do të jenë të hapur për çdo futbolldashës, ndërsa është optimist edhe për afrimin e sponsorit të ri. Për më shumë ndiqni intervistat me trajnerin Ganiu dhe kryetarin Ademi.

Enjoyed this video?
visar-ganiu-dhe-ejup-ademi
"No Thanks. Please Close This Box!"