Festuan fitoren e Skënderbeut ndaj Partizanit, RTSH shkarkon 3 gazetaret (VIDEO)

Published on 26-09-2017

Një video e xhiruar me futbollistët e Skënderbeut pas triumfit të korçarëve kundër Partizanit i ka kushtuar shtrenjtë 3 gazetareve të sportit të “RTSH”.

Pejane Elezi, Trevisa Tufa dhe Sabina Mete janë përjashtuar nga ekrani pasi kanë festuar me skuadrën korçare triumfin kundër kryeqytetasve.

“RTSH” e ka cilësuar si jo profesioniste sjelljen që gazetaret kanë bërë në përfundim të sfidës së javës së dytë së Kategorisë Superiore duke marrë vendim ekstrem për pezullimin e tyre.

Nuk dihet nëse vajzat në fjalë janë tifozë të Skënderbeut, por sjella e tyre ka rënë ndesh me parimet që ato duhet të ndjekin.

Enjoyed this video?
rtsh
"No Thanks. Please Close This Box!"