Filloi “Samiti 100” në Shkup

Published on 16-10-2017

Mbi 150 liderë biznesi nga Evropa Juglindore, katër kryeministra nga Ballkani Perëndimor, ministra dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian marrin pjesë në Samitin rajonal 100 që filloi sot në Shkup.
Lidhshmëria është tema kryesore e Samitit 100 në Shkup, gjegjësisht lidhshmëria në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme. Një nga folësit kryesorë do të jetë eurokomisarja për Transport, Violeta Bulc të cilës do t’i bashkohen liderë të njohur të biznesit, përfaqësues të kompanive të njohura nga rajoni, si Hidrija, ASA Group, Fondacioni Atlas, Grupi Atlantik, Gorenje, BMV, Podravka, Filip Moris, BBI, Uber, Bambi dhe të tjerët, si dhe përfaqësues nga institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, Korporata Financiare Ndërkombëtare, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore dhe shumë përfaqësues të tjerë të sektorit të biznesit.

Samitin zyrtarisht e hapën kryetari i Bordit të Samitit 100, Zhivko Mukaetov dhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Sot do të mbahet edhe panel me temë “E-Koncepti për përshpejtimin e rritjes bazuar në lidhshmërinë” në të cilin do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Angazhuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

Enjoyed this video?
samiti-100-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"