Fillon lufta direkte: Forcat e Erdoganit sulmojnë Basharin (Video)

Published on 21-02-2018

Ushtria turke ka sulmuar forcat e qeverisë siriane në Afrin, deklaroi dje pasdite një burim ushtarak për Al Masdar Neës, transmeton Tetova Neës.

Në fakt, ushtria turke ka granatuar pozicionet e forcave qeveritare siriane në afërsi të Afrinit dhe momentalisht nuk ka informacione për viktimat.

Forcat turke dërguan një dron të armatosur drejt pozicioneve të forcave siriane.

Forcat e qeverisë siriane u futën sot në veri të regjionit të Afrinit, të armatosur me mitralozë kundërajrorë dhe me një arsenal të madh raketash.

Zhvendosja erdhi pas njoftimit të një marrëveshjeje mes Damaskut dhe autoriteteve kurde, të cilët kërkuan përfshirjen e qeverisë qendrore si rezultat i një lufte të vazhdueshme kundër forcave të armatosura turke dhe aleatëve të saj.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan më herët paralajmëroi se forcat turke do ta rrethonin qytetin e Afrinit nëse atje shfaqen forcat qeveritare siriane.

Dje në qytet u fut grupi i parë i luftëtarëve të forcave të mbrojtjes kombëtare NDF, aleat të forcave të Asadit (SAA-Armata Arabe e Sirisë).

Enjoyed this video?
erdogan asad
"No Thanks. Please Close This Box!"