Fiori Dardha flet për “rivalët” e saj nëmediat e tjera…nuk do e besoni si shprehet (Video)

Published on 15-07-2017

Aktualisht në televizionet shqiptare kemi tre programe investigative.
“Fiks Fare” në Top Channel programi i parë i këtij lloji në Shqipëri, i cili moderohet nga Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, “Stop” në Klan me dy moderatorët, Sajmir Kodra dhe Gentian Zenelaj si dhe “Boom” që ka si prezantuese dy vajza, Fiori Dardhën dhe Rozana Radin. Por çfarë mendimi ka Fiori për kolegët e saj?!

“Devi dhe Dori janë dy aktorë të rinj shumë të talentuar. Me drejtimin e Fiks Fare u ka ardhur një shans i paparë. Sezoni i parë nuk duhet marrë shumë për bazë, sepse ai është një lloj testi për të gjithë.

Përsa i përket Sajmirit ai është një figurë e konsoliduar tashmë, por tek ai që doja të ndalesha është Genti për të cilin gëzojë një respekt të jashtëzakonshëm. I shkon shumë ky format pasi ka një humor të jashtëzakonshëm. Për mua është një nga personazhet më interesant në ekranet shqiptare”,-ka thënë Fiori Dardha për kolegët e saj në programin “Mos i fol shoferit”.

Enjoyed this video?
erer_1500132676-707058
"No Thanks. Please Close This Box!"