Fol: Ja kurthi i Lëvizjes Besa për ligjin e gjuhës shqipe!

Published on 22-02-2017

30LevizjaBESA

Lëvizja BESA i ka zgjedhur format e “bixhozit” në politikë. Ose të gjitha ose asgjë. Kjo mund të shpjegohet në disa forma.

Ajo që refuzon BESA të ulet në tryezën e përbashkët të liderëve shqiptar, nuk është aq e thjeshtë, siç mendojnë t’ua sqarojnë shqiptarëve. Edhe kjo ka koston e vetë politike.

Në këtë moment kur po përgatitet Ligji për përdorimin e Gjuhës shqipe, ata pikërisht kanë zgjedhur të taktizojnë madje edhe mbi kurrizin e gjuhës shqipe si çështje mjaft e ndjeshme ku lidhet edhe fati i barazisë dhe shtetformues i shqiptarëve. Ata në këtë fazë nuk po e shfrytëzojnë aspak miqësinë e tyre me LSDM dhe ne liderin Zaev, për të kërkuar maksimumin e avancimit të gjuhës shqipe për fat të keq në kuadër të Kushtetutës aktuale. Ata kanë më shumë arsye politike për ta kërkuar këtë shumë më shumë se BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, ngase ju haptaz përkrahet protestat e LSDM i lidhët flamurin kombëtar me ate maqedonas, ishit te gjithë ne protesta, duke filluar nga lideri luaj deri tek antarët e thjeshtë të Lëvizjes BESA, mandje shume nga ju përkrahte dhe luante “disko” ne protestat që i organizonte “Revolucioni Laraman”. Dhe sot shtireni patriot? Prisni të formohet qeveria me LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, për ta kritikuar të njëjtin, ngase ju nuk doni të merrni përgjegjësi politike, dhe i fërkoni duart për zgjedhjet lokale? Nuk kontriboni tani për ligjin e gjuhës shqipe i cili pritet të sillet në dhjetë ditëshin e parë të qeverisjes së re eventuale, që më pas të përgaditni amandamente dhe propozime ligjore për të shitur patriotizëm duke e ditur që të njëjtat nuk do jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën? A edhe vet e dini se keni nënshkruar deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare, që për fat të keq është në kuadër të kushtetutës së Ohrit.

Ligji i gjuhës sigurisht që do të tentohet të bllokohet dhe të pengohet edhe nga ana juaj edhe nga ana e VMRO-së dhe kjo do i ngjajë një veprimi të koordinuar mes jush dhe VMRO-së. Ju do të silleni se nuk i është dhënë maksimumi ndërsa VMRO do e bëj të kundërtën. Pra të njëjtat lojëra politike që i kemi parë deri tani, të cilat i ka luajtur edhe BDI me VMRO-në për të rritur rejtingun partiak.

Lëvizja Besa luan sikurse PDSH, mirëpo, herdo-kurdo do duhet të jap përgjegjësi për rolin destruktiv, e cila duke dashur ti bëj dëm BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët me qëllim ose pa qëllim po e këput hallkën e unitetit e cila u lidh në Tiranë, me ndërmjetësimin e Kreyministrit Rama./fol.mk/

Enjoyed this video?
30LevizjaBESA
"No Thanks. Please Close This Box!"