Formacionet e frikshme të Realit pas transferimeve të Ceballos, Vallejo, Theo e Llorente

Published on 14-07-2017

Zinedine Zidane pritet të bëjë më shumë rrotacione sezonin e ardhshëm, duke parë fondin e mrekullueshëm të lojtarëve që ka në skuadër.
Real Madridi është duke ndërtuar një skuadër të fuqishme, me lojtarë të rinj dhe përvojë, shkruan Gazeta Express.
Los Blancos deri më tani kanë ofruar lojtarë të rinj si Jesus Vallejo, Theo Hernandez, Dani Ceballos dhe do të rikthehet nga huazimi, Marcos Llorente.
Derisa nga “Santiago Bernabeu janë larguar: James Rodriguez, Pepe dhe Fabio Coentrao.
Duke parë që Zinedine Zidane bëri shumë rrotacione sezonin që lamë pas, mendohet se Zizu do të bëjë një gjë të tillë edhe këtë sezon.
Kështu, “Squawka” ka publikuar pesë formacione të mundshme të Realit për sezonin e ardhshëm, atë të titullarëve në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit si dhe katër opsione të ndryshme për rrotacione. /Gazeta Express/

Enjoyed this video?
5_1500064822-1902987
"No Thanks. Please Close This Box!"