Formohet seksioni maqedonas në Asociacionin Botëror të Kritikëve të Teatrit

Published on 10-07-2017

Gjatë periudhës së Festivalit të 15-të të ”Aktori i Evropës” është formuar seksioni maqedonas në Asociacionin Botëror të Kritikëve të Teatrit, me seli në Paris.

Në këtë asociacion bëjnë pjesë 112 vende me mbi 7000 anëtarë, kurse seksionit maqedonas tashmë i janë bashkangjitur rreth 15 kritikë letrarë dhe teatrologë.

Hristo Petreski është zgjedhur për kryetar të seksionit. Ai është profesor në ESPA në Shkup, kurse sekretar i përgjithshëm është zgjedhur Trajçe Kacarov.

Përndryshe, në kongresin botëror që do të mbahet në Stokholm, për herë të parë do të merr pjesë edhe një delegacion i Maqedonisë, si edhe do të prezantohet libri ”Kritika teatrale maqedonase”.

Enjoyed this video?
Teatri-i-Hapur-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"