FOTO/ A e dini sa kushton kjo xhaketë e Beyonce-s?

Published on 30-05-2017

Kanë kaluar dy muaj nga festimi i ditëlindjes së Jessica Alba-s, por mbretëresha e muzikës pop vendosi të ndajë me fansat, disa foto me veshjen e zgjedhur për atë event. Festa kishte një temë të caktuar: kombinimin e stilit të Michael Jackson dhe Prince. Ishte kjo arsyeja pse Beyonce zgjodhi të vishte një xhaketë ngjyrë argjendi, që në fakt është e dizenjuar për seksin e kundërt. Shoqëruar me një fustan të zi e të gjerë, Bey i ishte përshtatur më së miri temës. Por, duke qenë se artistja na ngacmoi kujtesën, nuk mund të lëmë mënjanë, atë për të cilin të gjithë janë të interesuar – çmimin! Nuk do të habitemi, nëse themi se këngëtarja nuk e ka problem të ketë në garderobë një xhaketë 4,950 dollarëshe.Kjo, nuk është hera e parë, që mësojmë për blerjet ekstravagante të VIP-ave e natyrisht, nuk do të jetë as e fundit. Klikoni në galeri për të parë veshjen në fjalë.

Image

Enjoyed this video?
auto_20170529_222513_11496141519
"No Thanks. Please Close This Box!"