FOTO/ Aktorët turq që nuk durojnë dot njëri-tjetrin

Published on 14-05-2017

Ata shihen shpesh në serial tek interpretojnë në krah të njëri – tjetrit. Ka patur shumë raste ku aktorët janë takuar në shesh xhirim dhe çdo gjë ka shkuar aq mirë midis tyre sa jo vetëm janë bërë miq të mirë, por edhe mund të jenë dashuruar me njëri – tjetrin..

Megjithatë, ka raste kur ndodh edhe e kundërta! Zbuloni këta personazhe në galerinë e mëposhtme!

Image

Neslihan Atagul dhe Burak Ozcivit Të thuash se ata “nuk e durojnë” njëri tjetrin nuk është e drejtë! Çifti ka shkëqyer në interpretimin e Nihan dhe Kemal në serialin e mirënjohur “Dashuri e pafund”. Megjithatë nuk mund të themi se marrëdhënia midis dy aktorëve ka shkuar më së miri. Shtypi turk ka shkruar shumë shpesh mbi një zënkë midis tyre edhe pse anjëri nga aktorët nuk është shprehur haptazi mbi këtë fakt. Mund të themi se diçka është shumë e sigurt: Kadir, bashkëshorti i Neslihan ka shfaqur shpesh kriza xhelozie mbi aktoren. Ndoshta, kjo ishte dhe arsyeja pse Burak Ozcivit vendosi të mos shkonte në dasmën e tyre!
Image

Kadir Dogulu dhe Burak Ozcivit Besojmë se e kuptuat edhe pak më parë se marrëdhënia midis dy aktorëve nuk është shumë e mirë, përkundrazi mund të konsiderohet e tensionuar. E gjitha kjo për shkak të Neslihan Atagul. Gazetarët shkruanin se skenat e puthjeve midis Burak dhe bashkëshortes së Kadir ishin bërë shkak që dy aktorët mos të ndiheshin më komod me njëri – tjetrin. “Hatërmbetjet” midis tyre arritën deri aty se Kadir dhe Burak mos të flisnin fare me njëri – tjetrin, të paktën kështu shkruante në vitin 2015 Haber Turk. Sot, gjendja nuk është kaq dramatike sa u bë një kohë në shtypin turk. “Jo, kjo s’është aspak e vërtetë. Ne qeshim me këtë fakt. Njerëzit kanë dëshirë të flasin siç ua ka ënda. Shohin çfarë ndodh gjatë serialit dhe shkruajnë për të. Përpiqemi të mos u kushtojmë shumë rëndësi lajmeve të tilla. Ne e dimë çfarë lloj marrëdhënieje kemi. E tillë është puna jonë. Le të shkruajnë çfarë të duan.” – do të shprehej Neslihan Atagul në një intervistë të mëvonshme.
Image

Melisa Pamuk dhe Fahriye Evcen Asu nga “Dashuri e pafund” u shpreh në një intervistë se ajo nuk e kishte parë kurrë se si interpretonte Fahriye Evcen si aktore. Edhe pse duket si e pamundur, pasi Fahriye ka interpretuar në një sërë serialesh në Turqi, ish miss Turqia deklaroi se ajo shihte vetëm aktorët e Hollyëood dhe shumë pak ata vendas. Image

Fahriye Evcen dhe Asli Enver Një tjetër përplasje ka ndodhur për bukuroshen Fahrye Evcen por kësaj herë me aktoren protagoniste në “Dielli i dimrit” Asli Enver. E njëjta kompani që bëri imazh Fahriyen, një vit më vonë e ndërroi atë për Aslin. Kjo solli që ndermjet dy aktoreve të lindte një xhelozi e heshtur dhe marrëdhënia midis tyre të ishte e tensionuar. E njëjta gjë ndodhi edhe me partnerët respektivë Burak Ozcivit dhe Murat Boz.
Image

Demet Ozdemir dhe Jusuf Cim Ishin një tjetër çift i njohur në shesh xhirim por që nuk janë më bashkë. Marrëdhënia e tyre nisi mjaft mirë por më pas ishin xhelozia dhe mospërputhjet midis tyre, ato që dominuan mes çiftit duke bërë që sot ata të mos jenë më si më parë.
Image

Serkan Çajoglu dhe Ozge Gyrel Dy aktorët patën midis tyre një marrëdhënie dashuri-urrejtje. Ata u njohën në shesh xhirimin e serialit “Stina e qershive”, i transmetuar ekskluzivisht në Tring. Pas përfundimit të serialit, ata u ndanë nga njëri – tjetri pa folur, për tu pajtuar vetëm pas një viti. Fillimi i tyre mund të duket si jo i mbarë, por ama është shumë i ngjashëm me ato të serialeve ku vet ata interpretojmë. Marrëdhënia e tyre e nisur si “nuk e durojmë dot njëri tjetrin” përfundoi në një dashuri të bukur. Sot, çifti shihet kudo bashkë dhe është i pandashëm./Tring
Enjoyed this video?
auto_uu331494750032
"No Thanks. Please Close This Box!"