FOTO/ Ambasadorja ruse e Botërorit 2018 çmend plazhet e Ibizas

Published on 24-07-2017

Victoria Lopyreva është duke pushuar në Spanjë, nga ku ka publikuar fotografi në të cilat ka pozuar në mënyrë atraktive.

Bukuroshja ruse ka qëndruar në Ibiza dhe Mallorca, ndërsa i ka njoftuar 1.2 milion ndjekësit e saj në Instagram për çastet e bukura që ka kaluar.

Victoria është një prezantuese, aktore, modele dhe blogere ruse, e cila është shpallur më e bukura e Rusisë në vitin 2003. Ajo është ambasadore zyrtare e Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.auto_victoria1500846970

Victoria ka qenë ‘Miss Rusia 2003’

Gjatë karrierës si modele, 33-vjeçarja ka zbukuruar kopertinat e revistave të njohura, si Cosmopolitan, Gala, Future TV, L’Oficiel, Beauty, Beauty Unlimited, NRG, OK!, HELLO! e shumë të tjera.

Për një kohë të shkurtër, ajo ka qenë edhe drejtoreshë e ‘Miss Rusia’, ndërsa në vitin 2006 ishte moderatore e garës së bukurisë, ‘Miss Europe’ që u zhvillua në Ukrainë.auto_vic31500846971

Atë do ta shohim në promovimet e Kampionatit Botëror

Ajo do të marrë pjesë në evenimentet e ardhshme që kanë të bëjnë me Kampionatit Botëror në Rusi për të promovuar mazhin dhe traditën e qytetit port Rostov-on-Don dhe gjithë Rusisë, për të folur rreth qëllimeve dhe objektivave të kampionatit dhe për të marrë pjesë në promovimin e ideve të sportit dhe mënyrës së shëndetshme jetësore.auto_vic21500846972

Enjoyed this video?
auto_Victoria-fk-780x4391500846969
"No Thanks. Please Close This Box!"