FOTO/ Milan dyfishon ofertën për portierin italian

Published on 02-07-2017

Drejtuesit e Milanit në ditët në vazhdim do të takohen me agjentin Mino Raiola, me të cilin do të bisedojnë edhe një herë për vazhdimin e kontratës të portierit Gianluigi Donnarumma.
Para disa ditësh Donnarumma refuzoi vazhdimin e kontratës, ku do të përfitonte nga 5 milionë euro në sezon. Tashmë kuqezinjtë janë të gatshëm që të dyfishojnë pagën e italianit, të cilit do t’i ofrojnë 50 milionë euro për pesë vitet e ardhshme.

Kjo ofertë pritet të pranohet nga Donnarumma, i cili mendonte se meriton më shumë se 5 milionë euro. Kështu shanset e Real Madridit, Juventusit dhe PSG-së shuhen për portierin italian.

Enjoyed this video?
auto_Milan1499013310
"No Thanks. Please Close This Box!"